Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë
Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë. Lajmin ka konfirmuar sot kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor.
Përveç për paga, Ibrahimi për kp ka potencuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit, përmirësimi i kushteve të këqija në minierë, etj.
I pyetur se deri kur pritet të zgjasë greva, Januzi është shprehur se ajo nuk ka qenë e planifikuar.
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA