Opozita vë banerin “ZDRAVO” në foltoren e Kuvendit

Opozita e Kuvendit të Kosovës ka vënë banerin me mbishkrim “ZDRVAO” (në shqip: Përshëndetje) në foltoren e Kuvendit, duke e ngjyrosur shkronjën V me të kuqe, duke simbolizuar LVV-në.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Liza Hoxha, e filloi fjalimin duke përshëndetur opozitën në shqip, ndërsa pozitën me fjalën “Zdravo”.
Ajo tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se duhet koordinim për mocion mosbesimi. /21Media