Dhuna në Kuvend lë pasoja në demokracinë parlamentare

Hedhje të shisheve, grushte e shuplaka ishin vetëm disa momente që e shpërfaqën agresivitetin dhe urrejtjen nga përfaqësuesve pushtetit dhe opozitës.
Këto pamje për monitoruesit e punës së Kuvendit e kanë ka tejkaluar çdo kufi të demokracisë parlamentare. Përfaqësuesja e Institutit Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli, i tha RTV21 se kësaj dhune i ka paraprirë një klimë shumë e ashpër politike midis partive politike.
“një diskurs mjaft i ashpër mes partive politike…gjuhë jo parlamentare…sjellja e deputetëve ka eskaluar deri në atë pikë sa që po rrezikohet bashkëjetesa në Kosovë….”
Situata e djeshme ishte një skenar pothuajse i ngjashëm nga e kaluara kur në Kuvend kishte tensione, dhunë fizike dhe hedhje të gazit lotsjellës tha politologu, Fidan Ukaj. Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës e kanë humbur arsyen e debateve kualitative.
“situata djeshme në Kuvend na kujtojnë skenat e më hershme të dhunës…dje pamë vazhdimin e skenave të dhunshme që kanë ndodhur ma herët…”
Monitoruesja e punës së Kuvendit, Violeta Haxholli, mendon ndryshe, tha se dhuna fizike që ndodhi dje në Kuvend nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Sipas saj, pas asaj që ndodhi dje parlamenti nuk mund të quhet tempull i demokracisë.
‘’me pamjet që dëshmon dje janë disa hapa demokracisë…tash ka esklauar komplet klima politike…në zgjedhjet e ardhshme vështirë se qytetaret do të dalin në zgjedhje…”
Por, dhuna në Kuvend a por shihet nga subjektet politike si mjet për betejë politike për rritjen e votave.
Dhunën e shfaqur të enjten në Kuvend e kanë dënuar SHBA-të dhe BE-ja, ndërkaq pamjet e skenave të rrahjes kanë zënë ballinat e mediave e njohura ndërkombëtare. Ndërsa, partia në pushtet Vetëvendosje dhe ajo në opozitë PDK kanë akuzuar njëra tjetrën për nxitje dhe shkaktim të dhunës./21Media