Lajçak: Zgjedhjet e prillit ishin “mina nëntokësore” që fatkeqësisht i shkelëm

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirolav Lajçak e ka quajtur historike Marrëveshjen e Ohrit, për raportet Kosovë- Serbi.
Ai në një intervistë për austriakne “Kurier” ka thënë se fokusi aktualisht ëhtë menaxhimi i krizës e jo normalizimi i marrëdhënieve.
“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato. Aktualisht fokusi ynë nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës.”, ka thënë ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?