Kaloni te përmbajtja kryesore

Can vendos për të ardhmen te Dortmundi

Emre Can ka arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera te Borussia Dortmundi.

Can ka nënshkruar kontratën e tij të re me Dortmundin, e cila do ta mbajë atë në “Signal Iduna Park” deri më 30 qershor të vitit 2026.

“Ndihem shumë rehat këtu në Dortmund, në muajt e fundit kam ardhur padyshim dhe kam treguar se çfarë pres nga vetja dhe çfarë presin tifozët këtu nga unë”, tha Can pasi nënshkroi kontratën e re.

Në 121 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, Emre Can ka arritur të regjistrojë 12 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button