Kolona afër 4 orë te Dheu i Bardhë

(Lajm i përditësuar)


Kolona afër 4 orë te Dheu i Bardhë

Numri i madh i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovës, ka bërë që kolonat në hyrje në pikë kalimin kufitar Dheu i bardh, arrin mbi 1500 metra, ne pritje mbi 210 minuta. Kurse, në dalje pritjet janë nga 05 deri në 10 minuta.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, të orës 14:30, në Merdarë, pritjet për në hyrje janë 80 minuta. Ndërsa, në vendkalimin kufitar Muçibabë, pritjet në hyrje janë 30 minuta.

Përndryshe, në vend kalimet tjera kufitare nuk ka pritje.


Edhe sot pritje te Dheu i Bardhë, kolona 1000 metra

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës po përballen me pritje të gjata në kufi. Edhe sot, pika e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë është më e ngarkuara.

Në këtë mëngjes, pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë janë 60 minuta, ndërsa kolona është 1 mijë metra.Dheu i

Ndërsa, për të dalë nga Kosova, siç informon Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë 5 deri në 10 minuta, derisa kolona në dalje nuk ka.

Pritje në hyrje deri në 30 minuta ka në pikën e kalimit kufitar Muçibabë, ndërsa në dalje, pritjet janë 10 minuta. Në Muçibabë nuk ka kolona as në hyrje dhe as në dalje.

Ndërsa, pritje prej 5 deri në 10 minuta në hyrje dhe në dalje ka në pikën e kalimit kufitar, Hani i Elezit, derisa në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje apo kolona.

Mërgimtarët kanë pritur dje deri në pesë orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.

Back to top button