Amerika i bashkohet Kosovës në ditë zie

(Lajm i përditësuar)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vënë flamurin në gjysmë shtizë në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra dje në një sulm terrorist në veri të Kosovës.
“Presidentja Vjosa Osmani e deklaroi ditën e sotme, 25 shtatorin, Ditë Zie në Republikën e Kosovës. U bashkohemi institucioneve të Kosovës në zinë për humbjen e policit Afrim Bunjaku. Sot flamuri ynë në ambasadën amerikane është në gjysmë-shtizë për nder të tij”, shkruan ambasada amerikane në platformën “X”.
President @VjosaOsmaniPRKS declared today, September 25, a National Day of Mourning in the Republic of Kosovo. We join the institutions of Kosovo in mourning the loss of @Kosovo_Police Sergeant Afrim Bunjaku. Today, our our flag at the U.S. Embassy is lowered to half-mast in his… pic.twitter.com/IEMI9j5LTX
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 25, 2023
Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku
Dita e sotme në Kosovë është ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.
Bunjaku u vra të dielën në veri të vendit pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës./21Media