Sot mot me diell e vranësira, diku edhe shi e rrufe

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.
“Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thotë IHMK.
Temperaturat maksimale do të ngjajnë në Prizren dhe Gjakovë, 22 gradë Celsius, ndërkaq ato minimalet në Dragash, 12 gradë Celsius.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?