Kearns reagon për sulmin ndaj policisë: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka deklaruar se ka shumë fakte që duhen vërtetuar lidhur me vrasjen policit kosovar në një sulm të organizuar terrorist të dielën në Banjskë të Zveçanit.
Ajo përmes një postimi në platgformën X ka thënë se, mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit.
“Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë”, ka shkruar ajo.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë më 24 shtator, nga persona të armatosur, rreth 30 sosh, të cilët sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?