​Llapi rikthehet në kreun e tabelës

Në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, Llapi ka triumfuar ndaj Lirisë me rezultat 2-0 për t’u rikthyer në kreun e tabelës së Superligës së Kosovës.

Ndeshja u karakterizua edhe nga tre karton të kuq të dhënë, dy për Llapin (Musolli dhe Jonuzi) dhe Megameno i Lirisë.

Golat për Llapin i realizuan Hyseni dhe Veliu për ta çuar skuadrën në kreun e tabelës me 19 pikë, aq sa ka edhe Ballkani që nga ora 20:00 ballafaqohet me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Back to top button