Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Jemi në kontakt edhe me shtetasit e Kosovës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael.
Përmes një videomesazhi në Facebook, Kumbe ka thënë se është në kontakt edhe me shtetasit e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke shtuar se në bashkëpunim edhe me strukturat izraelite kanë bërë të mundur largimin e tyre sipas kërkesave.
“Së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Iglo Hasani, me stafin e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe së bashku me stafin e ambasadës shqiptare në Izrael, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë të ndodhur në Izrael. Me porosi të ministrit kemi qëndruar pranë tyre për të asistuar për të gjitha nevojat e tyre përgjatë qëndrimit ose largimit të tyre në Shqipëri. Jemi në kontakt dhe u kemi qëndruar pranë shtetasve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Në emër të qeverisë shqiptare ju garantoj se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhën aktualisht në Izrael, jetojnë dhe punojnë këtu, janë prioriteti ynë në këtë moment dhe janë të lirë të kontaktojnë me ne për çdo nevojë që kanë për qëndrimin apo largimin e tyre nga Izraeli”, ka deklaruar Kumbe./21Media