Gërvalla për Jevtiqin: Ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist.

Gërvalla shtoi se Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiqit dhe se në katër nga pesë vizitat në Kosovë, sipas saj, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin.

“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, ka shkruar Gërvalla në rrjetet sociale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button