Guterres dënon sulmin e Hamasit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmet e militantëve të Hamasit në territorin e Izraelit.

Ai ka bërë thirrje që të ndalohen gjitha sulmet ndaj civilëve si dhe të lirohen pengjet që po mbahen në Gaza.

Militantë të Hamasit u futën në mëngjesin e të shtunës në jug të Izraelit, ndërsa vranë qindra persona dhe morën edhe dhjetëra pengje. Si kundërpërgjigje Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza.

Guterres ka thënë se janë konfirmuar tashmë më tepër se 800 izraelitë të vrarë që nga sulmi i të shtunës dhe ka paralajmëruar se kjo shifër mund të rritet.

Back to top button