Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Liverpool në Konferencën e Partisë Laburiste ka thënë se Serbia po vazhdon ta terrorizojë Kosovën në forma të ndryshme, përfshirë përdorimin e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit dhe po ashtu ndërhyrjen në mënyrë aktive për të penguar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, e as paqja dhe siguria në Evropë. Ndërsa nisim rrugën e integrimit në BE dhe NATO dhe bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, duke i kthyer ato në fqinjësi të mirë, unë kërkoj që të merret seriozisht ndikimi rus i kanalizuar përmes Serbisë dhe kërcënimi që ajo përfaqëson, në mënyrë që tirania e atyre që mbajnë posite publike për të shtypur dhe destabilizuar demokracinë në shtete tjera të mund të ndalet”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste të Britanisë në fatin e Kosovës ka qenë shumë i rëndësishëm.