A do hyjë AAK në koalicion me VV-në? deklarohet Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në ‘Click” të RTV21 ka thënë se beson që së shpejti Kosova do shkojë zgjedhje.

I pari i AAK-së në këtë intervistë ka folur rreth mundësisë për koalicionin me VV-në, teksa ka shtuar se ai i ka vënë vijat e kuqe kryeministrit Kurti.

”Besoj që së shpejti do shkojme në zgjedhje”, tha Haradinaj, teksa shtoi se sjellja e Kurtit nuk është adekuate për qeverisje.

RTV21: A hyni në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje?

Haradinaj: Jo

RTV21: E keni pasur ndonjë ofertë?

Haradinaj: Jo

RTV21: Do t’i pranoni ofertat?

Haradinaj: Jo

RTV21: Nuk e pranoni të filsni me zotin Kurtin? 

Haradinaj: Jo

RTV21:  I keni vënë vijat e kuqe?

Haradinaj: Po

RTV21: Përsonalisht Kurtit apo partisë?

Haradinaj: Në procese parazgjedhore ekziston mundësia e partneriteve mes partive, por jo për një qeveri Kurti, Aleanca s’do jetë asnjëhere pjesë e saj.

Back to top button