A do lirohen përsëri nga pagesa e semestrit studentët?

 

Mimoza Ibrani, prorektore për mësimdhënie dhe çështje për studentë në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” sot foli për fillimin e semestri të dytë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ajo gjithashtu tregoi se lirimi i studentëve nga pagesa e semestrit vetëm për këtë semestër.

“Ky është një vendim i Qeverisë së Kosovës, edhe vlen vetëm për këtë semestër a do vazhdohet tutje kjo varet prej vendimeve të reja që do i kemi prej Qevresië”, tha Ibrani.

Qeveria e Kosovës ka liruar nga pagesa të gjithë studentët e nivelit bachelor, ndërsa 50% nga pagesa janë liruar studentët ne nivelit Master dhe të Doktoraturës.

Ibrani gjithashtu sot tregoi se semestri i dytë në Up do të zhvillohet edhe në mënyrë fizike por edhe online./21Media 

Back to top button