A do të anëtarësohen Suedia dhe Finlanda në NATO?
Kryeministri britanik, Boris Johnson po viziton sot Suedinë dhe Finlandën për të diskutuar luftën në Ukrainë – në një kohë kur të dy vendet po shqyrtojnë mundësinë nëse do t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-s.
Por a do të shkojnë nga neutrale në NATO?
Finlanda miratoi neutralitetin pasi forcat e saj u mundën nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nëse Suedia vendos të bashkohet me NATO-n, kjo do t’i jepte fund më shumë se 200 vjetëve të mos-angazhimit për vendin, transmeton rtv21.tv.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka përdorur shpesh perspektivën e zgjerimit të NATO-s në Ukrainë për të justifikuar pushtimin e tij. Pra, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në aleancë do të perceptohej si një provokim.
Por që nga fillimi i luftës, mbështetja në të dy vendet për anëtarësimin në NATO është rritur.
Mbështetja publike finlandeze për anëtarësimin në NATO ishte prej vitesh rreth 20-25%. Por që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, është deri në një rekord të lartë prej 76%., sipas sondazhit të fundit të opinionit. Në Suedi, 57% e popullsisë dëshiron të bashkohet, përsëri shumë më e lartë se para luftës./21Media