A do të fillojë vaksinimi i fëmijëve në Kosovë
Përderisa në javët e fundit Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me Covid-19, variant Delta ka bërë që të prekën edhe fëmijët dhe adoloshentët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një intervistë për RTV21 ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar imunizimin kundër sëmundjes Covid-19 edhe për grupmoshat 16+ ndërsa, fëmijët prej 12 deri në 15 vjeç “do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”.
“Grupmoshat prej 16 deri në 18 rekomandohet që të vaksinohen me Pfizer. Gjithashtu është krijuar mundësia që të vaksinohen edhe fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç, me “indikacione mjekësore”, ata që kanë ndonjë sëmundje kronike, shoqëruesë apo kanë imunitet të komprementuar”, ka thënë Hoti.
Mbështetur në raportin e IKSHPK-së 29 persona të grupmoshës 0 deri 9 vjeç janë infektuar në 24 orët e fundit me Covid-19. Ndërsa nga grupmoshat 10-19 vjeç janë infektuar 122./21Media