Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak do të takojë Kurtin e Vuçiqin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me hapat e mëtejmë të procesit të dialogut.
Lajçak në një deklaratë për agjencinë “Tanjug”, ka thënë se “duhet të përgatitet takimi i bashkëbiseduesve kryesorë”.

Diplomati sllovak do të takojë dy krerët e shteteve në kuadër të Forumit Strategjik, që sot ka nisur në Bled të Sllovenisë.
Lajçak nuk ka dashur të komentojë deklaratat e fundit të njëres dhe palës tjetër.
“Për këtë duhet t’i pyesni ata, duhet të fokusohemi në substancë, pasi në terren po ndodhin vazhdimisht gjëra të reja”, tha Lajçak.
Portali rtv21.tv i ka dërguar pyetje Zyrës së Kryeminsitrit për të marrë informacione në lidhje me këtë takim megjithatë ende nuk ka marrë përgjigjie./21Media 
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button