Pas serialit turk, Arbnora bëhet pjesë edhe e një filmi

Artistja kosovare, Arbnora Ademaj ditë më parë ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e serialit turk, ”Kirik Hayatlar”.
Pjesëmarrja në kinematografinë turke për Arbnoren duket se nuk mbaron vetëm me këtë serial, atë së shpejti tash do ta shohim në një film.
Për portalin rtv21,tv, Arbnora sot tregoi se brenda javën tjetër do të fillojë xhirimet për këtë film, që do të shfaqet në kinematë e Turqisë.
“Brenda javës tjetër do të fillojë xhirimet për një film tjetër që do të shfaqet në Kinema”, deklaroi Arbnora për rtv21.tv.
Pjesëmarrjen në serialin “Kirik Hayatlar”, që në shqip do të thotë “Jetët e thyera”, Arbnora tha se e konsideron si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.
“Një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, por sigurisht edhe më të vështira, por që fatmirësisht ja kam dalë me sukses”, u shpreh ajo për rtv21.tv
Arbnora në serialin ”Kirik Hayatlar” ishte në rolin e “Leyla Kocabey”. Aktorja për rtv21.tv ka treguar se ky rol ka pasur për qëllim të tregojë një grua të fuqishme shqiptare.

Vitin e kaluar, Arbnora ka fituar çmimin aktorja më e mirë e huaj në Festivalin “Mood Awards”, në Turqi./21Media

Back to top button