A do të ketë një ribashkim mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

 

Siç duket këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez nuk e ka ndërmend të pauzojë.

Ish i dashuri i Lopez, Ben Affleck është parë të largohej nga shtëpia e saj të mërkurën, sipas “People”.

Që të dy momentalisht gjenden në Los Angeles, gjersa disa burime thonë se ata janë duke planifikuar të vazhdojnë rrjedhen e takimeve përsëri.

Ky takim mes tyre erdhi disa javë pasi Lopez prishi fejesën me Alex Rodriguez përmes një komunikate të lëshuar nga të dy, ku thanë së janë më mirë si shokë.

Ndërkohë disa burime të People, bëjnë të ditur se ishte Jennifer ajo që i dha fund kësaj fejese, mes saj dhe Rodriguez.

Affleck dhe Lopez, kanë qenë të fejuar në vitin 2002, ata po ashtu vendosën ta shtyejnë martesën e tyre të planifikuar në vitin 2003 dhe u ndanë zyrtarisht në vitin 2004.

Edhe pse të ndarë, ata prapë mbetën shokë të mirë./21Media

Back to top button