A do të ketë reduktime të ujit natën e Vitit të Ri, njoftojnë nga KRU “Prishtina”

 
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se natën e ndërrimit të viteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.
Në njoftim bëhet e ditur se do të jenë në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur.
“Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 h pa ndërprerë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit do të jenë në gjendje gatishmërie./21Media 

Back to top button