A do të ketë rikthim të Johnny Depp në “Pirates of the Caribbean”?

Mos kërkoni që Johnny Depp të rikthehet në rolin e Jack Sparroë.
Një burim pranë aktorit ka bërë të ditur se kjo nuk do të ndodhë dhe se Depp nuk do të rikthehet në “Piratët e Karaibeve”.
Edhe Jerry Bruckheimer është pyetur nëse do të ketë rikthim të aktorit dhe ai u përgjigj shkurt se nuk do të ndodhë në këtë pikë, por të ardhmes si dihet.
Nga gjyqi i fundit mes ish bashkëshortes së aktorit, Amber Heard dhe Depp të cilin e fitoi ky i fundit, u komentua shumë edhe se si u ‘shkatërrua’ raporti i Depp me shumë kompani filmike.
Është spekuluar se aktorit i është bërë një ofertë nga Disney për t’u rikthyer në serinë e famshme, por asgjë nuk ëshë konfirmuar deri më tani./21Media

Back to top button