Buka 60 centë, a ka zgjidhje kryeministri Kurti

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, nëpër disa furra ka pasur ngritjen e çmimit të bukës deri në 60 centë, këtë lajm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e ka pritur me shqetësim.
Ai gjatë një prononcimi për media u shpreh se do të kërkojnë zgjidhje në mënyrë që të mos shfrytëzohen dhe mos dëmtohen konsumatorët në këtë kohë krize.
Ndërsa, se a do të ketë rritje të çmimit të bukës, Kurti tha se do duhet të shohin vlerësimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e pastaj të shohin se çfarë vendimi mund të marrin si Qeveri./21Media

Back to top button