A do të lirohet Veseli nga Haga për varrimin e nënës, flet për RTV21 avokati i tij

Ish-kryetari i PDK-së, njëherësh edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe lajmin për vdekjen e nënës njëjtë sikur lajmin për vdekjen e babaiti e priti në paraburgim në Hagë.
Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini për portalin rtv21.tv tha se nuk është në dijeni se a do të vijë Veseli në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.
“Nuk jam në dijeni nëse z. Veseli ka siguruar leje për pjesmarrje në ceremoninë e varrimit të nënës së tij. Po shpresoj se z. Veseli do të lirohet përkohësisht, sepse lirimi i tij i mëparshem nuk ka shkaktaur probleme të sigurisë dhe çdo gjë ka shkuar siç është më së miri”, tha ai për rtv21.tv.
Kujtojmë se Kadri Veseli nuk kishte marrë pjesë në varrimin e babait të tij në korrik të vitit 2021, por vetëm e kishte vizituar sa ishte gjallë në spital.
Portali rtv21.tv është në pritje të një përgjigje edhe nga Haga, për të kuptuar nëse Kadri Veseli ka leje për të ardhur në Kosovë.
Sot ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli./21Media

Back to top button