Ndër më të kërkuarit në Kosovë e Shqipëri, për çka u përfol Don Xhoni gjatë vitit 2021

 
Don Xhon ka hyrë në top dhjetëshen e më të kërkuarve në YouTube për vitin 2021 për Kosovë dhe Shqipëri.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, ishte i përfolur gjatë 2021-tës, si për projektet muzikore, ashtu edhe për jetën private.

Projektet që 21 vjeçari solli në vitin që lam pas janë “Mafia”, “Unë foli i fundit”, “Deri kur”, “Trust me”, “Gjuj për to” në bashkëpunim me Loredanën dhe befasia e fundvitit ishte bashkëpunimi me këngëtarin Butrint Imeri.

Gjatë muajit dhjetor, reperi nga Drenasi u përfol edhe për lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshja prej kohësh kishin nisur ngacmimet me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, mirëpo takimi i tyre ndodhi në Dubai, ndërsa të dy rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve duke ndarë fotografi të përbashkëta në llogaritë në rrjetet sociale.

Reperi thotë se është mirënjohës për jetën që ka tani, që dikur e gjitha ishte veç një ëndërr./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

Back to top button