Vdiq nëna e Kadri Veselit

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Lajmi është bërë i ditur një familjar i Veselit.

“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne”, ka shkruar ai në “Facebook.

Më 7 korrik të vitit të kaluar kishte vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë./21Media

Back to top button