A do të luajë Zinchenko kundër Leeds United?

Mikel Arteta ka zbuluar se është në dyshim nëse Oleksandr Zinchenko do të luajë për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit kundër Leeds United.
Duke folur përpara ndeshjes, menaxheri i Topçinjve shpjegoi se Zinchenko është ende pikëpyetje nëse do të jetë pjesë e lojës, pasi humbi fitoren ndaj Liverpool fundjavën e kaluar për shkak të një lëndimi.
“Unë mendoj se po. Me Alex, nuk e di, ai nuk ka qenë ende në fushë. Kështu që ne duhet të jemi më të qetë”, tha Arteta.
Zinchenko luajti për herë të fundit për Arsenalin gjatë fitores së derbit të Londrës veriore ndaj rivalëve, Tottenham dhe ka humbur tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në vend të tij, Takehiro Tomiyasu luajti fundjavën e kaluar në Premier League, ndërsa Kieran Tierney filloi në krahun e majtë së fundmi kundër Bodo/Glimt./21Media

Back to top button