A do të marrë pjesë Putini në samitin e G20-s

Tani në Indonezi, ku ambasadorja ruse Lyudmila Vorobieva ka refuzuar të konfirmojë nëse Presidenti, Vladimir Putin do të marrë pjesë në një samit të G20-s në Bali në nëntor të këtij viti.
“Ne nuk mund të përcaktojmë ende nëse Presidenti Putin do të marrë pjesë [takimin] offline apo online… Kemi ende kohë për të menduar për këtë dhe për të pritur zhvillimet”, citohet Vorobieva nga agjencia e lajmeve Antara, transmeton rtv21.tv.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo në prill, Putin tha se do të merrte pjesë në samitin e G20.
Megjithatë, SHBA-ja që atëherë ka shprehur kundërshtim, duke thënë se “nuk mund të jetë biznes si zakonisht” me Moskën pas pushtimit të Ukrainës.
Është e rrallë që Putini të shihet në publik në ditët e sotme, me thashethemet që qarkullojnë për shëndetin. Ish-spiuni i MI6, Christopher Steele i tha BBC-së dje se udhëheqësi rus ka të ngjarë të largohet brenda gjashtë muajve, duke sugjeruar se ai mund të jetë “i paaftë” deri atëherë./21Media

Back to top button