Sadiku: LDK nuk bllokon institucionet, duam kompromis

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur më e hapur për bashkëqeverisje me LVV-në dhe zgjidhje të çështjes, siç ka thënë, në paketë. Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, tha se partia e tij nuk do të jetë bllokuese e krijimit të institucioneve, por vuri theksin tek kompromisi.
“Patjetër që LDK është gatshme, ka qenë e gatshëm edhe në janar e shkurt kemi marrë pjesë në çdo takim që është thirre prej LVV por edhe partive të tjera….E vetmja parti që jemi munduar më pas bashkëpunim me të gjitha partitë që shteti mos me u blloku megjithatë jemi parti e tretë dhe s’mundemi me i shty përpara proceset por megjithatë s’kemi qenë bllokuesi dhe s’kemi me qenë bllokues. LDK-ja është parti shtet formuese dhe jo bllokuese siç është LVV-ja. Patjetër) që është i nevojshëm kompromisi) nuk ka asgjë të keqe kompromisi. Kompromisi në politike kë kur ka të bëjë interesi kombëtar e shtetërorë është e dhe i dinjitetshëm”, tha Sadiku për RTV21.
I pyetur për mundësinë e një koalicioni me LVV-së ashtu siç deklaroi nënkryetari i kësaj partie Lufti Haziri, Sadiku tha se kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda partisë.
Sipas tij, pavarësish mendimeve ndryshe brenda LDK-së, kur bëhet fjale për interesin shtetëror kjo parti është unike.
“Nuk është diçka është diskutuar se duhet të nisin bisedimet brenda grupit parlamentar, pro LDK ka figurat dhe strukturat dhe institucionet brenda partisë që marrin vendime se dhe kemi me qenë unik siç kemi qenë hernë kaluar sado që jemi sulmuar për këtë gjë por e kemi tregu në fund që kemi qene dhe prape do jemi unik veç se s’kemi mbërri në atë pikë ende, natyrisht ka mendime ndryshe brenda LDK-së pro kur vjen puna tek interesi shtetëror kemi me vazhdu me qene unik”, tha Sadiku ./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?