A do të shkarkohet Mazzarri? Flet drejtori sportiv i Napolit

Drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meloso ka folur për shanset që kampioni italian ta shkarkojë trajnerin, Walter Mazzarri.
Napoli pësoi sot humbje 3:0 ndaj Torinos, humbja kjo e tretë radhazi si mysafir në Serie A.
“Ne besojmë në Walter Mazzarrin. Ai është 100% pjesë e planeve tona dhe ne nuk po e konsiderojmë ta shkarkojmë trajnerin”, tha Meluso.