Kurti: Java e parë e vitit të ri, javë e fillimeve të reja për qytetarët

Keryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se java e parë e vitit të ri ka qenë javë e fillimeve të reja për qytetarët dhe Kosovën.

Në një postim në Facebook Kurti ka përmendur disa prej fillimeve te reja për Kosovën.

”Për herë të parë, mund të udhëtojmë në zonën shengen pa viza. Targave ilegale të Serbisë u erdhi fundi 24 vjet pas çlirimit, e targat RKS u njohën nga Serbia 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. Filloi regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit, pas më shumë se dy dekadave. Ndërkaq në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë, Spanja iu bashkua shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës””, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka shkruar se fillimet që po i shënojmë e festojmë tani, janë rezultate të një pune të gjatë e vendosmërie të madhe të institucioneve tona që vazhdon edhe më tej.

“Falënderoj të gjithë kabinetet politike dhe punonjësit e shtetit dhe qeverisë për kontributin e tyre, dhe partnerët tanë ndërkombëtar për rolin që kanë luajtur. Por më së shumti qytetarët e vendit tonë që na besuan dje dhe që na mbështesin sot e çdo ditë. Vazhdojmë”, ka shkruar në fund Kurti./21Media

Show More
Back to top button