A do të takohen Osmani e Kurti me Blinken?

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.
Burimet e RTV21, jo-zyrtarisht marrin vesh se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti gjatë vizitës në SHBA pritet të takohen me sekretarin e shtetit, Antony Blinken.
Në kuadër të kësaj vizite në Uashington, dy liderët pritet të zhvillojnë takime edhe me zyrtarë të tjerë të kongresit dhe senatit amerikan.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në udhëtim me Osmanin e Kurtin është edhe ministrja e e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./21Media

Back to top button