Detaje nga aksidenti me fatalitet në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për aksidentin me fatalitet që është regjistruar të dielën rreth orës 00:10, në rrugën Nacionale N2, në Zubin Potok.
Të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete dhe dy drejtuesit e veturave e një pasagjer.
Njëri nga drejtuesit ka mbetur i vdekur, ndërsa pasagjeri dhe i dyshuari tjetër janë në trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Ndërsa rasti në procedurë hetimore./21Media

Back to top button