A do të zgjidhet problemi me ujë dhe kanalizim në Pejë?

Qytetarët e Pejës po presin që nga fituesi i zgjedhjeve të 17 tetorit të zgjidhet problemi me ujë të pijshëm.
Rrustem Berisha nga AAK-ja në debatin zgjedhor në RTV21 deklaroi se në programin qeverisës të tyre furnizimi me ujë i qytetarëve është njëra ndër prioritetet e tyre por që, nuk premton edhe kanalizim për të gjithë por që mendon se ky problem do të zgjidhet me ndihmëne  donatorëve.

Problemin me ujë në Pejë, Gazmend Agusholli nga VV-ja premton se premton me ujë do furnizohen 23 fshtara të pejës që kanë probleme si dhe me kanalizm.

Pesë kandidatë janë në garë për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Pejën. AAK përfaqësohet nga Rrustem Berisha, Gani Veselaj është kandidat i pavarur, LVV përfaqësohet me Gazmend Agushollin, LDK prape këtë ia ka besuar Gazemen Muhaxherit dhe Partia Demokratike e Unitetit vjen me Kreshnik Hustajn. Ndërsa PDK dhe Partia Balliste për shkak se kandidatët e propozuar kanë ndërruar jete nuk kanë vendosur kandidatë të rijnë për të udhëhequr këtë komunë. Komuna e Pejës ka gjithsej 79 vendbanime. Janë gjithsej 109 mijë e 051 qytetarë me të drejtë vote në Pejë. Peja mandatin e kaluar është udhëhequr nga LDK, në krye me Gazmend Muhaxherin./21Media

Back to top button