Përkrahja e grave në Pejë

Në debatin “Zgjedhjet Komunale 2021” në RTV21 programin e tyre sot po e shpalosin kandidatët për kryetar të komunës së Pejës. Gaymend Agusholli nga VV-ja premton se 50% e qeverisjes do të bëhet nga gratë, madje ai thotë se nënkryetarja e Pejës do jetë grua.
Veç kësaj Agusholli deklaroi se në programin e VV-së është edhe përkrahja për gratë që janë në biznes.

Kurse, Kreshnik Hustaj nga Partia Demokratike e Unitetit deklaroi se në programin e tyre është paraparë që 70% e stafit do përbëhet nga gratë.
Me qeverisjen e PDU-së Hustaj tha se gratë do kenë përkrahje të madhe edhe në bisnes.

Pesë kandidatë janë në garë për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Pejën. AAK përfaqësohet nga Rrustem Berisha, Gani Veselaj është kandidat i pavarur, LVV përfaqësohet me Gazmend Agushollin, LDK prape këtë ia ka besuar Gazemen Muhaxherit dhe Partia Demokratike e unitetit vjen me Kreshnik Hustajn. Ndërsa PDK dhe Partia Balliste për shkak se kandidatët e propozuar kanë ndërruar jete nuk kanë vendosur kandidatë të rijnë për të udhëhequr këtë komunë. Komuna e Pejës ka gjithsej 79 vendbanime. Janë gjithsej 109 mijë e 051 qytetarë me të drejtë vote në Pejë. Peja mandatin e kaluar është udhëhequr nga LDK, në krye me Gazmend Muhaxherin./21Media

Back to top button