Çka i ofron AAK-ja, VV-ja dhe PDU-ja Pejës?

Në debatin “Zgjedhjet Komunale 2021” në RTV21 programin e tyre sot po e shpalosin kandidatët për kryetar të komunës së Pejës.
Rrustem Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se në programi i AAK-së është hartuar nga ekspertë dhe pjesëmarrës janë edhe qytetarët me kërkesat e tyre. Motja e AAK-së  “Njeriu i duhur në vendin e duhur”.
Berisha foli edhe për priortietet e AAK-së në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Nga Lëvizja Vetëvendsoje në garë për Pejë është Gazmend Agusholli, i cili tha prioritet kryesore të VV-së mbetet rinia, arsimi dhe shëndetësia. Mundësia për punësim për puntorët e rinjë është njëra ndër pikat kryesore të programit qeverisës të VV-së në Pejë.

Në garë për të parin e Pejës është edhe Kreshnik Husaj nga PDU-ja.  Husaj deklaroi se prioritet i PDU-së është mbështetja e rinisë. Arsimi dhe ekonomia gjithashtu janë  në mesin e prioriteteve të PDU-së në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Pesë kandidatë janë në garë për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Pejën. AAK përfaqësohet nga Rrustem Berisha, Gani Veselaj është kandidat i pavarur, LVV përfaqësohet me Gazmend Agushollin, LDK prape këtë ia ka besuar Gazemen Muhaxherit dhe Partia Demokratike e Unitetit vjen me Kreshnik Hustajn. Ndërsa PDK dhe Partia Balliste për shkak se kandidatët e propozuar kanë ndërruar jete nuk kanë vendosur kandidatë të rijnë për të udhëhequr këtë komunë. Komuna e Pejës ka gjithsej 79 vendbanime. Janë gjithsej 109 mijë e 051 qytetarë me të drejtë vote në Pejë. Peja mandatin e kaluar është udhëhequr nga LDK, në krye me Gazmend Muhaxherin./21Media

Back to top button