A do t’i vizitojë Osmani krerët e UÇK-së në Hagë?

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me rëndësi është të ndëmirren veprime për të parë se a po shkelen të drejtat e të të akuzuarve në Gjykatën Speciale se sa të vizitohen ata.
“Unë besoj që do të ulemi dhe do të diskutojmë me institucionet se si mund të bëjmë çmos që ligjet që i ka miratuar vet Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave të shohim se sa po zbatohen edhe sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve në këtë rast sepse kemi të bëjmë edhe me një kontekst të lirive dhe të drejtave themelore. Mos të harrojmë që edhe ai amandament kushtetues edhe ligjet që janë miratuar më pastaj kanë për bazë një kapitull të tërë të lirive dhe të drejtave të njeriut të cilat ne si institucione duhet të sigurohemi se nuk shkilen. Pra me rëndësi është se çka ndërmarrim në këtë aspekt ne dhe jo vizitat me rëndësi është sa bashkëpunojmë ne dhe sa sigurohemi si shtet se të gjithë ata që akuzohen e kanë mbrojtjen e nevojshme të cilën sic e dini e paguan shteti i Kosovës dhe ka koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurohemi që ajo që është miratuar në Kuvend me 2/3 të zbatohet”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media që zhvilloi me presidentin në largim shqiptar, Ilir Metën./21Media

Back to top button