Evertoni dëshiron kualitet në mesfushë, ja objektivi i Lampard

Everton, po synon që ta rindërtojë skuadrën dhe të përgatitet për sezonin 2022/23, ku tani raportohet se dëshiron që të sjell një mesfushorë kualitativ në këtë merkato verore.
Besohet se trajneri Frank Lampard e ka në listën e tij mesfushorin e Wolverhampton, Leander Dendocker.
Po ashtu, mesfushori belg pëlqehet edhe nga krerët e Evertonit, ku këta të fundit janë të gatshëm që ta eksplorojnë një mundësi rreth transferimit të Dendocker gjatë javëve të ardhshme.
Kontrata aktuale e Dendocker me Wolverhampton skadon në vitin 2023, por Wolves ka përfshirë në kontratë opsionin për ta vazhduar atë edhe për një sezon tjetër.

Back to top button