A e dini se larja e dhëmbëve është e mirë edhe për zemrën dhe mushkëritë?

Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për dhëmbët, veçanërisht kur sot mund të konsumojmë produkte me shumë sheqer. Por, ajo që ndoshta nuk e dinit është se larja e dhëmbëve parandalon bakteret e dëmshme që të udhëtojnë në qarkullimin e gjakut dhe nëpër trupin tuaj, duke ju dëmtuar.  Pra, larja e dhëmbëve në fakt mund të ndikojë në jetën tonë më shumë sesa e kuptojmë.
Është mirë për zemrën
Si është e mirë larja e dhëmbëve për të gjithë trupin tuaj, jo vetëm për dhëmbët tuaj

Larja dy herë në ditë e dhëmbëve mund të mbrojë zemrën tuaj nga inflamacioni dhe komplikimet e mëtejshme. Kur bakteret e dëmshme kalojnë nëpër zemrën tuaj, ato mund të bëjnë që indet të fryhen (endokarditi). Kjo gjithashtu mund të rrezikojë njerëzit që tashmë kanë probleme me zemrën, veçanërisht me valvulat e tyre të zemrës, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
I mban mushkëritë më të shëndetshme
Si është e mirë larja e dhëmbëve për të gjithë trupin tuaj, jo vetëm për dhëmbët tuaj
Hulumtimet për të moshuarit kanë ndihmuar të kuptohet se shëndeti oral është i lidhur ngushtë me shëndetin e mushkërive. Duke larë dhëmbët, ju reduktoni rrezikun e përhapjes së një infeksioni nga goja në mushkëri, kur merrni frymë. Kjo është e rëndësishme të kihet parasysh, veçanërisht nëse tashmë keni një sëmundje kronike të mushkërive./21Media
Back to top button