A e harroni shpesh fjalëkalimin? Microsoft ka lajme të mira për këtë problem

Microsoft ka prezantuar një mënyrë tjetër për të zëvendësuar fjalëkalimin tuaj në disa lëvizje shumë të thjeshta duke u identifikuar me telefonin tuaj të mençur.
Microsoft tani u jep mundësinë përdoruesve të saj që të fshijnë fjalëkalimet në favor të një veçorie të re – të identifikoheni pa fjalëkalime. Të gjithë konsumatorët dhe përdoruesit e shërbimeve të tyre do të jenë në gjendje të regjistrohen në llogarinë e tyre duke përdorur Microsoft Authenticator, Windows Hello ose verifikim përmes SMS ose email.
Karakteristika e fundit lansohet vetëm disa muaj pasi Microsoft filloi të ofrojë qasje pa fjalëkalim në muajin mars për ta bërë më të lehtë për këdo që punon nga shtëpia ose nga një vend i largët identifikimin e tij. Microsoft ka vite që punon në këtë mënyrë raportimi dhe shfaqja e një pandemie globale vetëm e ka përshpejtuar krejt këtë.
Përditësimi i sotëm paraqet një hap të madh në luftën e Microsoft kundër fjalëkalimeve pasi kompania prezantoi çelësat e sigurisë në vitin  2018 dhe e bëri Windows 10 një sistem pa fjalëkalim në vitin 2019.
Procesi i rivendosjes së fjalëkalimit është relativisht i thjeshtë – së pari duhet të instaloni Microsoft Authenticator në telefonin tuaj të mençur dhe ta lidhni atë me llogarinë tuaj Microsoft. Pasi ta keni bërë këtë, mund të shkoni te account.microsoft.com dhe të zgjidhni opsionet e përparuara të sigurisë në seksionin ‘additional security’. Pas kësaj, konfirmoni lidhjen me telefonin tuaj të mençur dhe nuk do të keni më një fjalëkalim. Sigurisht, gjithmonë mund ta anuloni vendimin tuaj duke hyrë në llogarinë tuaj të Microsoft.
Sipas faqes amerikane për teknologji, Verge, Google, Apple dhe të tjerët tashmë janë duke punuar në një sistem që nuk do të përdorë më fjalëkalime. Google Chrome kështu lejon qasjen pa fjalëkalim, ndërsa iOS 15 i Apple dhe macOS Monterey shtojnë Passkeys në iCloud Keychain, një përpjekje për të ndryshuar fjalëkalimet me një sistem identifikimi më të sigurt./Kallxo

Back to top button