Kaloni te përmbajtja kryesore

A e ka përçarë skenën politike në Kosovë Rama?

(Lajmi i përditësuar)
Gjipalaj gjithashtu ka shtuar se shpreson që Kosova të bazohet vetëm në pjesën se si shihet Kosova në sytë e partnerëve ndërkombëtar dhe jo siç ka vepruar Shqipëria duke fokusuar në debatet e brendshme.
“Mendoj që këto çështje kaq të rëndësishme së bashku me procesin e integrimit Evropian nuk duhet përdorur për politike te brendshme për debate te brendshme për të shkëmbyer akuza për njëri-tjetrin. Për fat të keq ne në Shqipëri e kemi vuajtur këtë sjellje jemi ngadalësuar disa herë e kemi humbur  mundësin në procesin e integrimit pikërisht palët politike pa pasur rendësi cila forcë dhe ne opozitë dhe në mazhorancë të njëjtën sjellje e kanë pasur i kanë përdorur për debate te brendshme për të fituar pikë në opinion publik të brendshëm. Shpresoj që Kosova të mësoj nga kjo eksperiencë jo pozitive e Shqipërisë dhe të mos i përdor çështjet e rëndësishme qëndrimet që duhet ti mbajnë në nivel evropian me politike dhe debat të brendshëm, por të shohë vetëm pjesën se si shihet Kosova dhe Shqipëria në sytë e parterëve tanë ndërkombëtare apo në sytë e atyre vende të cilat nuk e kanë aq me dëshirë avancimin e vendeve tona”, tha Gjipalaj.
Gledis Gjipali: Fjalimi i Ramës ishte i fortë, shkaktoi reagime
Gjipalaj tutje ka shtuar se fjalimi i Ramës ishte i fortë dhe me këtë fjalim mori vëmendjen e të gjithë në KE.
“Fjalimi ishte i fortë, shkaktoi reagime të parlamentareve te asmablesë te KE-së, të cilët të paktën deklaruan se u gjetën të pa përgatitur për këtë çështje kaq të rëndësishme që u trajtua, kjo bëri që të kishte replika dhe debate në sall në lidhje me temën që e mori krejtësisht vëmendjen  e diskutimeve në KE. Ndërsa më pas sa i takon darkës këto janë çështje protokollare nuk kam ndonjë koment” , ka thënë Gjipalaj.

Rama a foli në emër te Shqipërisë, Kosovës apo në emër të drejtësisë për Kosovën?
Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “Lëvizja Europiane e Shqipërisë” në një intervistë për RTV21 ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dje në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, fjalimi i Ramës nuk kishte dallim se apo flet për Shqipërinë apo për Kosovën.
“Ne fakt ishte do të thosha foli për të trijat së bashku, nuk kishte një dallim të qartë se kur flet në drejtim të Shqipërisë apo Kosovës apo të drejtësisë dhe të parimeve që pikërisht KE i ka në themel të krijimit të tij që është drejtësia dhe në bazë të tre elementeve u ndërtua dhe fjalimi dhe retorika e kryeministrit Rama, kjo është një padrejtësi që duhet të vijë në vend dhe KE i ka instrumentet apo edhe vet asambleja parlamentare i ka instrumentat për ta vendosur ne vend drejtësinë dhe për ta hequr këtë njollë që i rëdon të gjithë po ne radhe të parë vet KE që e ka miratuar atë rezolutë”, ka thënë Gjipalaj./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button