Xani: BE-ja ta shpërblejë Kosovën për maturi

(Lajmi i përditësuar)
Xani: BE-ja ta shpërblejë Kosovën për maturi
Analisti Visar Xani thotë se në këtë periudhë ku po pritet avancimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian, është e vështirë të mendohet për tensione në veri të vendit.
Duke iu referuar 31 tetorit, ditës kur është afati i fundit për serbët që t’i kthejnë targat në RKS, Xani thotë se gjithçka mund të ndodhë pas kësaj dite.
“Vështirë, sidomos në një periudhë kur po presim avancim drejt Bashkimit Evropian të mendojmë për tensione në veri. Por nëse e shohim ndikimin serb në pjesën veriore dhe rezistencën serbe, atëherë mund të ndodhë gjithçka.  Ndryshe, do të ishte shumë mirë që të kalohet kjo situatë pa tensione dhe në një farë mënyre, maturia e Kosovës të vlerësohet nga vetë Bashkimi Evropian dhe të shpërblehet”, tha Xani.
Sipas tij, Kosova i ka disa shtyrje të këtyre afateve, por rezultati nuk duket shumë i frytshëm.
“Nëse e bëjmë edhe një shtyrje të afatit, çfarë është përfitimi i Kosovës?”, tha Xani, duke shtuar se problemi te zbatimi i marrëveshjeve është Serbia, e jo Kosova.
Propozimi franko-gjerman, Xani: Kurti të qartësojë idetë
Ish-këshilltari për politikë të jashtme, Visar Xani sontë në “21Drejtpërdrejt” në RTV21 foli edhe për propozimin franko-gjerman, duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që t’i qartësoj idetë.
“U përmend që janë disa modele/ide,atëherë i bie që një prej ideve është edhe shkëmbimi i territoreve, që do të duhej kryeministri në këtë rast t’i qartësoj cilat janë ato ide. Ne nëse mendojmë cilat janë ato ide nuk shohim shumë zgjidhjenë tavolinë, nëse e përjashtojmë shkëmbimin e territoreve”, tha ai.
Ndërsa modeli i dy Gjermanive sipas Xanit nëse mund të adaptohet në një frymë reale dhe kontestet që ka Kosova dhe Serbia mund të funksionojë nëse nuk ka zgjidhje tjetër.
“Përndryshe modeli i dy Gjermanive blanko është pothuajse i paimplementueshëm për shkak se Gjermani e ka pasë një popull dhe interesi i tyre ka qenë që të bashkohen në një shtet të vetëm. Ndërsa Kosova dhe Serbia kanë interesa krejt tjera”, tha Xani.

 
Xani: Franca kalkuloi mbi kurrizin e një shteti të vogël
Ish-këshilltari për politikë të jashtme, Visar Xani tutje tha se Franca kalkuloi mbi kurrizin e një shteti të vogël dhe kjo nuk është e sinqertë dhe aq më pak miqësore.
Sipas tij, kjo nuk është e sinqertë prej një shteti që mund të konsiderohet ndër liderët Evropian.
“Gjitha këto vende që kanë probleme me migrim por, nuk kanë probleme me migracion që vjen prej Kosovës, por kryesisht prej vende të Afrikës ose vendeve të tjera që e kanë një vërshim të jashtëzakonshëm të këto vende, nuk e kanë frikën të Kosova, po e kanë frikën që përmes Kosovës t’i detyrojnë shtete tjera që të përkrahin idenë e Francës për këtë sistem dhe të krijojë një risistem pra më të avancuar sa i përket kontrollit të lëvizjeve dhe migrimit dhe kjo nuk është e sinqertë prej një shteti që mund të konsiderohet ndër liderët evropian dhe nëse ky shtet kalkulon mbi kurrizin e një shteti të vogël i cili ende nuk e ka atë fuqinë e vet dhe është izoluar tërësisht nuk është e sinqertë dhe nuk është miqësore assesi, dhe te njëjtën kohë nuk shpaguhet edhe gjithë bashkëpunimi Kosovës që e ka bërë ndër vite për këtë çështje”, tha Xani.

 
Xani: U rikthye Franca e vjetër
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
Lidhur me këtë ish-këshilltari për politikë të jashtme, Visar Xani tha se u rikthye Franca e vjetër.
“Franca tash më veç se e bëri atë që e ka paralajmëruar qysh më heret. Kishte disa sinjalie positive disa ditë më herët. Por prapë u rikthye ajo Franca e vjetër. E cila e kushtëzoi disi liberalizimin e vizave me një çështje të brendshme evropiane, sidomos në një kurriz të një vendi i cili i ka përmbushur kriteret qysh në vitin 2018, i cili ka treguar një bashkëpunim me BE, i cili është i vetmi në këtë pjesë i izoluar, dhe nuk respektoi disi parimin për levizje të lirë siç e ka Bashkimi Evropian”, tha Xani për “21Drejtpërdejt” në RTV21.
Ai theksoi se ky qëndrim i Francës nuk do duhej të ishte në këtë moment edhe pse deri të liberalizimi ka edhe hallka të tjera./21Media

Back to top button