A është e gatshme FSK-ja të ofrojë siguri në veri pas 31 tetorit?

Live update

A është e gatshme FSK-ja të ofrojë siguri në veri pas 31 tetorit?

“Ne jemi në koordinim me KFOR-in. Për çfarëdo qoftë situate përgjegjëse për të rregulluar këtë punë është Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet tjera shtetërore të cilat janë kompetente, gjithashtu edhe KFOR-i i cili është me prezencën e vet dhe ka shtuar prezencën e vet pas këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në pjesën e veriut. Ne do të jemi gjithmonë në kontakt të përhershëm të përcjelljes së situatës dhe në ndihmë të plotë të KFOR-it”, tha Syla.
“Po ekziston një marrëveshje mes KFOR-it dhe FSK-së dhe ajo është nënshkruar në vitin 2013, që ne të mos jemi atje, ajo marrëveshje nuk do të thotë që nuk ndryshon, varësisht nga situata apo ngjarjet që mund të zhvillohen”, tha Syla.
Live update
Syla: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi kërkesave të KFOR-it
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha se po përgatiten për çfarëdo situate, që edhe “në kohët kur KFOR-i apo NATO të mos jenë këtu, t’ia dalin ta mbrojnë vendin”.
“Mbi të gjitha ne kemi një fat që NATO dhe KFOR-i sot janë përgjegjës për siguri dhe ne asgjë nuk bëjmë pa u koordinuar me ata. Ne duhet të përgatitemi që të jemi të gatshëm për çfarëdo situate. Normal që niveli i njësive tona është i gatshëm të përgjigjet në kërkesat që mund të ketë nga KFOR-i. Jemi duke shkuar drejt fazës që nesër të jemi të gatshëm edhe kur KFOR-i e NATO nuk është këtu, ne të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë. Kemi disa shtylla në të cilat jemi duke u përgatitur, niveli shkollimit, nivelit e sigurimit të pajisjeve, infrastrukturës”, tha Syla.
Live update
Syla: Kemi sinjale të qarta nga NATO, e plotë besueshmëria ndaj Kosovës
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha se rrethanat e krijuara pas agresionit rus kanë bërë të përshpejtohet kërkesa për t’u bërë pjesë e NATO-s
Syla tha se “kemi sinjale të qarta dhe besueshmëria e NATO-s është e plotë ndaj Kosovës”.
“Kjo ishte ajo problematika më e madhe, por rrethanat e krijuara politike pas agresionit rus kanë shpejtuar për ta kristalizuar kërkesën tonë, këtu kemi sinjale të qarta, dhe besueshmëria e NATO-s është e plotë”, tha Syla.
Live update
Kosova dhe NATO, Syla: Transformimet nuk ishin të lehta
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla thase Kosova ka ardhur në atë fazë ku është e përgatitur në nivelin e standardeve që duhet ofruar NATO-s për të qenë pjesë e saj.
“Ne nuk kishim një rrugë të lehtë të ecjes deri këtu. Transformimet nuk ishin të lehta, ishin të dhimbshme. I kaluam e tejkaluam me sukses. Kemi ardh në këtë fazë kur ne jemi shumë të përgatitur në nivelin e standardeve që duhet ofruar NATO-s për të qenë anëtar të NATO-s sepse gjithë puna jona, ecja jonë ka pasur një synim dhe një pikë. Fazat tona të transformimit flasin se ne jemi afër asaj pike. Ësht ënjë rrugë që kërkon kohë, gjitha rrethanat, gjithë punë që e kemi bërë deri më sot, kemi dhënë shenja të mira, dhe argumente të qarta se jemi drejt asaj rruge”, tha ai./21Media

Back to top button