A është në negociata për koalicion, flet Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sonte në RTV21 tha janë duke komunikuar me Partinë Shqiptare Demokristiane dhe se kanë kontakte me LDK-në, dega në Gjakovë.
Ajo tha se nuk mund ta ketë të prerë një marrëveshje koalicioni zyrtare, por tha se synimi i saj është që tëqeverisë për të gjithë pa dallim.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve, më 17 tetor ka marrë 18 mijë e 973 vota apo 45.76%, ndërsa kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila ka marrë 15 mijë e 426 vota apo 37.20%./21Media

Back to top button