Shqetësime: Po bie efikasiteti në gjykatat e Kosovës!

Grumbullohen 200 mijë e 497 lëndë të pazgjidhura
 Në sirtarët e gjykatave janë grumbulluar 200 mijë e 497 lëndë që kanë mbetur pa u zgjidhur. Numri i këtyre lëndëve u shtua edhe më shumë gjatë dy vjetëve të fundit për çka pati rënie të vlerësimit për punën e gjykatave. Në këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se rënia e efikasitetit ka ndodhur si pasojë e pandemisë Covid-19. Avokatët thonë se gjendja është alarmante sidomos kur bëhet fjalë për lëndët civile.(Teksti – Fitore Ademi, kamera: Kushtrim Rrmoku). /21Media

Back to top button