Kur pritet të fillojë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës antiCovid në Kosovë

Pritet që së shpejti të bëhet rekomandimi për dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë kundër COVID-19. Kështu u shprehën nga Ministria e Shëndetësisë(MSH) në përgjigjen për rtv21.tv, mirëpo nuk u dha ndonjë datë e saktë.
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës së tretë kundër COVID-19 dhe pritet shpejt që të bëhet rekomandimi edhe për dhënien e këtyre dozave”, janë shprehur nga MSH-ja.
Çka dallon doza përforcuese nga doza e tretë:
Një dozë përforcuese e COVID-19 është një dozë e re që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes që ka rënë me kalimin e kohës. Disa grupe që janë treguar se e humbasin mbrojtjen më shpejt se të tjerët tani kanë të drejtë për një përforcues.
Një dozë shtesë (e tretë) kundër COVID-19 është një dozë tjetër vaksine që i jepet dikujt që nuk mori mbrojtje të mjaftueshme nga seritë fillestare të vaksinave të tyre. Disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar mund të marrin një dozë shtesë për t’u mbrojtur plotësisht kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës. Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, bëhet e ditur në raportin e fundit të MSH-së./21Media

Back to top button