A i nisi procedurat e regjistrimit në KQZ lista Guxo

Lista “Guxo” ka paralajmëruar se gjatë muajit të ardhshëm do të regjistrohet si parti politike. Megjithatë, kjo listë ende nuk ka filluar procesin e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Momentalisht nuk kemi në proces të regjistrimit ndonjë parti politike”, tha Elezi.
Deputet i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, më 21 janar në emisionin “Argument Plus”, ka thënë se lista “Guxo” gjatë muajit shkurt do të regjistrohet si parti politike. Avdyli nuk ka treguar datën e saktë, mirëpo ka thënë se do të fillojnë me përgatitjet të kuvendeve të ndryshme nëpër degë./21Media

Back to top button