Kaloni te përmbajtja kryesore

Lista “Guxo” gjatë muajit të ardhshëm do të regjistrohet si parti politike

 
Deputet i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, sonte në emisionin “Argument Plus”, ka thënë se lista “Guxo” gjatë muajit të ardhshëm do të regjistrohet si parti politike.
Avdyli nuk ka treguar datën e saktë, mirëpo ka thënë se do të fillojnë me përgatitjet të kuvendeve të ndryshme nëpër degë.
“Do të jetë një parti e re, një parti me orientim të djathtë. Një parti e cila do t’i jep një lloj dinamike skenës së re politike. Kosova ka nevojë për një parti si lista ‘Guxo'”, ka thënë ndër të tjera Avdyli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button