A janë gratë dhe vajzat të kënaqura me pozitën e tyre? Shumë lule për 8 Mars, por vetëm 19% në poste drejtuese

8 Marsi dita e gruas, gjallëroi rrugët dhe sheshin e Shkupit. Shumë gra dhe vajza shiheshin me lule dhe dhurata në duar. Por a janë të kënaqura ato me pozitën e gruas sot, kur të dhënat statistikore të Entit të Statistikave tregojnë se numri i grave në pozita drejtuese është i vogël. Në vitin 2021 vetëm 19% ishin femra në poste udhëheqëse.
-Pak janë më… nga burrat.
Për shembull çfarë?
-P.sh. dhuna nuk më pëlqen tek burrat, si më të fortë, më pengon ajo dhunë tek femrat, e urrej shumë, nuk e justifikoj. Dhe urime festën për të gjithë femrat në botë, gjithë të mirat, shëndet dhe lumturi.
A mendoni që në punë gratë nuk kanë të drejta sa burrat?
-Nuk do të kisha thënë.
Në jetë?
-Në jetë varet çfarë burri, ose të dashuri.
-Unë mendoj se tani kanë të , më herët më vështirë ka qenë.
QYTETARE
Kur femrat kanë pasur më shumë të drejta tani apo më herët?
Mendoj që nuk shihet ndonjë dallim, as më herët as tani, mendoj se nuk janë nënçmuar por as nuk janë avancuar, sepse çdo kund burrat dominojnë.
Unë jam e kënaqur më të drejtat deri tani.
-A keni ndonjë mesazh për gratë për 8 Mars?
Të jenë të respektuara nga të afërmit e tyre, nga fëmijët, nga burrat .
Statistikat tregojnë se gratë janë më pak aktive në tregun e punës. 59 për qind e grave të moshës 20-64 vjeç janë joaktive në këtë treg për shkak të përgjegjësive familjare krahasuar me 2,3 për qind të meshkujve. Sa i përket arsimit çdo vit e më shumë gra po regjistrohen në fakultete.
“Shkalla e punësimit të grave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 ishte 38,3 për qind, përkatësisht 55,1 për qind e grave ishin ekonomikisht joaktive në krahasim me shkallën e pjesëmarrjes aktive të burrave në tregun e punës, e cila ishte 56,2 për qind, ndërsa shkalla e pasivitetit ishte 32,8. për qind”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi festohet në kujtim të protestës së punëtorëve të tekstilit në Nju Jork me kërkesë për të drejta më të mëdha, të mbajtur në 1857. Kombet e Bashkuara filluan ta festojnë këtë ditë në vitin 1975 dhe dy vjet më vonë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u bëri thirrje vendeve anëtare që të shpallin 8 Marsin si festë zyrtare të Organizatës Botërore kushtuar të drejtave të grave dhe paqes botërore./TV21